Deputetet e PS-PD lufte me shifrat e projektbuxhetit 2011
Diskutimet per projektbuxhetin e vitit te ardhshem mes deputeteve te opozites dhe atyre te mazhorances ne Komisionin e Ekonomise duket se kane mbetur ne te njejtat pika. Borxhi publik investimet rritja ekonomike apo papunesia jane marre si argumente dhe kunderargumente gjate mbledhjes se djeshme. Ne mbledhjen e se shtunes Komisioni i Ekonomise degjoi drejtorin e pergjithshem te politikave makroekonomike dhe fiskale ne Ministrine e Financave Indrit Lami. Ky i fundit e vuri theksin ne faktin qe rritja ekonomike e parashikuar bazohet ne nje sere faktoresh te rendesishem dhe mes tyre edhe rritja e eksporteve. Duket se Financat kane filluar te ndjekin keshillen e Bankes se Shqiperise e cila prej kohesh po lakon idene se rritja e eksporteve eshte celesi per ekonomine vendase. Nderkohe Lami beri me dije edhe disa nga pikat kryesore te projektbuxhetit mes te cilave edhe borxhin publik. Per vitin 2011 borxhi eshte 59 per qind e PBB-se ne terma absolute pra ne leke ndersa per 2011-en borxhi vleresohet 787.7 miliarde leke. Ketu perfshihet i gjithe borxhi i qeverise qendrore plus si praktike perfshihen dhe 40 per qind e garancive u shpreh Lami. Pas shpjegimeve te drejtorit te Financave deputetet e opozites kane vijuar me akuzat e tyre duke e konsideruar buxhetin si elektoral dhe si nje buxhet qe do te kete nje rritje ekonomike boshe. Deputetja socialiste Mimi Kodheli kete e lidhi me papunesine. Nje manipulim me shifren e rritjes se GDP-se eshte normalisht i rrezikshem. Rritja ekonomike pa ulje te papunesise dhe njekohesisht pa konsideruar nje inflacion qe sic parashikojme ne do kapi shifren 3.6 per qind ne fund te ketij viti eshte nje rritje ekonomike qe do te kete jo nivelin 5.5 per qind sa eshte parashikuar ne projektbuxhet tha Kodheli.