Tkurren remitancat BB Ne 2010-en 1.2 miliarde dollare
Per vitin 2010 nje nga faktoret kryesore qe vleresohet se ka ndikuar ne renin e remitancave e cila deri me tani eshte paraqitur edhe ne raportet e Bankes se Shqiperise eshte veshtiresia ekonomike e fqinjeve. Italia por sidomos Greqia gjate ketij viti kane perjetuar krize ekonomike cka ka hedhur shume emigrante ne rruge dhe shume prej tyre jane detyruar te kthehen ne Shqiperi. Renia ne grafikun e te ardhurave nga emigrantet filloi ne vitin 2009 kur kriza globale dha edhe efektet e saj ne bote duke
gjunjezuar shumicen e ekonomive. Shqiperia edhe pse pati nje paraqitje te mire ekonomike nuk beri perjashtim ne kete aspekt. Buxhetet e emigranteve qe jetonin ne vendet fqinje apo me gjere u preken dhe kjo u reflektua ne renien e te ardhurave qe ne ndryshim nga viti 2008 kur remitancat shenuan vleren 1.49 miliarde dollare ne 2009 ky nivel u ul ne 1.31 miliarde dollare. Shumicen e ketyre te ardhurve ne fakt e perbejne remitancat e emigranteve te punesuar nderkohe qe pakicen e perben kompensimi i tyre. Shqiperia sipas Bankes Boterore paraqet renie te te ardhurave nga emigrantet nje tendence kjo ndryshe nga ajo boterore ku per vitin 2010 Banka Boterore parashikon 385 miliarde dollare remitanca ne bote nderkohe qe per vitin 2009 kjo shifer ishte 307 miliarde dollare.
Nderkohe qe te njejten situate paraqesin edhe shifrat e Bankes se Shqiperise lidhur me te ardhurat nga emigrantet. Ne raportin e 6-mujorit te pare te ketij viti BSH vlereson se ka nje tkurrje tek kjo kategori te ardhurash krahasuar me nje vit me pare. Dergesat e emigranteve kapen vleren 391.6 milione euro duke qene 7.3 per qind me te uleta ne terma vjetore. Kontributi i tyre ne financimin e deficitit tregtar ka qene rreth 42 per qind thuhet ne raportin e Stabilitetit Financiar per gjysmen e pare te vitit i publikuar nga BSH. Nderkohe kjo e fundit vlereson se rritja e remitancave do te jete e paqendrueshme kjo e ndikuar edhe nga faktoret qe i kufizojne. Duke konsideruar treguesit e dobet te tregut te punes ne vendet e Eurozones dhe situaten kritike ne Greqi fluksi i dergesave te emigranteve ne te ardhmen mund te mbetet i paqendrueshem perkufizohet ne raport. Duke iu kthyer edhe nje here raportit te Bankes Boterore rendesia e remitancave per vende te vogla dhe ne zhvillim konsiderohet si jetike. Sipas raportit vendet qe marrin perqindjet me te medha te remitancave jane India Kina Meksika Filipinet Franca Gjermania Bangladeshi Belgjika Spanja Nigeria Pakistani Polonia Libani Egjipti dhe Britania. Ne fakt Banka Boterore ne raportin e saj thekson se ulje-ngritjet tek te ardhurat e emigranteve jane efekt i ekonomise globale qe eshte ende e brishte i kursit te kembimit si dhe politikave kunder emigracionit ne shume vende te botes.
NERTILA MAHO