E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia ERE Tec Vlora me rentabel me gazin natyror

Prodhimi i energjise elektrike me gaz natyror ne vend te naftes Diesel 2 ne Termocentralin e Vlores ka nje kosto 40 per qind me te lire. Ne nje studim te Entit Rregullator te Energjise te titulluar Mbi efektivitetin e perdorimit te gazit natyror ne termocentralin e Vlores jepen edhe detajet lidhur me menyren si eshte llogaritur kostoja. Per te kryer kete studim jane mbajtur ne monitorim cmimet e naftes Diesel 2 per periudhen 2008-2010. Po keshtu eshte vepruar edhe per gazin natyror duke perfshire pervec kostos fillestare dhe ato shtese ku perfshihet transporti. Ky studim vjen pas kritikave qe kane shoqeruar investimin 100 milione euro ku prodhimi i nje kilovati ka nje kosto shume te larte. Ne kete kuader Drejtoria e Licencimit dhe Monitorimit te Tregut prane ERE ka marre ne studim tre skenare te prodhimit te energjise ne termocentral me tre lende te ndryshme.
Prodhimi me naften Diesel 2 sipas perllogaritjeve ka nje kosto 0.183 dollare/kw. Nderkohe qe prodhimi me gazin natyror te lengezuar GLN ka nje kosto diku tek 0.118 dollare. Prodhimi me i leverdishem i energjise ne kete termocentral mund te behet me gazin natyror ku kostoja per nje kilovat energji eshte 0.110 dollare. Ne kete kuader ERE sugjeron permes studimit te saj qe te krijohet mundesia per te furnizuar termocentralin e Vlores me gaz natyror duke shtuar edhe opsionin e ndertimit te nje terminali jo larg TEC Vlores.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›