Nisin me arka fiskale

Vendoset arka e parë fiskale në Kosovë. Saktësisht në qendrën tregtare Benaf, në Ferizaj. Këtë e bëri vetë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, bashkë me drejtuesit e Administratës Tatimore të Kosovës. Ata treguan se procesi i vendosjes së arkave fiskale ka filluar shumë më herët, por vendosja praktike e tyre po bëhet qysh prej tash. Ministri Ahmet Shala u bëri thirrje të gjitha bizneseve t’i instalojnë këto arka.
Gjithashtu kërkoi edhe nga konsumatorët kosovarë që kurdo dhe kudo që blejnë gjëra, të kërkojnë kuponin. Kjo, sipas tij, do të ishte në të mirë të tyre dhe ekonomisë së vendit. Me këtë po fillon edhe luftimi i ekonomisë joformale, e cila është shumë e lartë në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës, tha Shala, duhet ta kuptojnë se çdo cent i dhënë në këtë mënyrë, është inkasim i drejtëpërdrjetë. Gjithashtu edhe fillim i luftës kundër informalitetit dhe kundër krimit të organizuar dhe ndaj çfarëdo forme të mosrespektimit të ligjit.
“Ky është një proces i gjatë që kërkon bashkëpunim me qytetarët, me institucionet shtetërore, me shoqërinë civile, andaj bashkëpunimi i gjithë këtyre faktorëve është i një rëndësie të veçantë”.
Aplikimi i arkave fiskale, u tha aty, duhet të kuptohet si obligim ligjor. E për ata që nuk do të kenë ndjenjë për këtë obligim, ekzistojnë edhe masat e zbatimit me forcë të këtij vendimi. Ministri i Ekononomisë dhe Financave, Ahmet Shala, vendosjen e arkave fiskale nëpër lokale afariste e cilësoi si një hap shumë të madh ekonomik për vendin.
Edhe Behxhet Haliti, drejtor i ATK-së, kërkoi nga të gjitha bizneset që sa më shpejt të pajisen me këto kasa fiskale, sepse, sipas tij, kërkesa për regjistrimin e të gjitha transaksioneve dhe shërbimeve të paguara është në dobinë e qytetarëve dhe të shtetit.
“Ne besojmë fuqishëm që projekti i arkave fiskale, gjegjësisht kërkesa jonë për regjistrimin e të gjitha transaksioneve përmes regjistruesve elektronikë fiskalë dhe kërkesa për lëshimin e kuponëve fiskalë për çdo mall dhe shërbim të paguar, është në dobinë e qytetarëve, është në dobinë e shtetit të ri të Kosovës dhe është në funksion të trajtimit të barabartë dhe të njëtrajtshëm të të gjithë tatimpaguesve.
Në të njëjtën kohë, kjo është edhe në funksion të realizimit të ATK-së për trajtim të barabartë dhe inkurajim për përmbushje vullnetare të obligimeve tatimore që burojnë nga legjislacioni aktual”, ka thënë Haliti.
Naim Kuqi, pronar i “Ben-af”-it, tha se ndihet i nderuar dhe i kënaqur që kasa e parë fiskale është vendosur në biznesin që ai drejton, duke thënë që kjo u mundëson atyre që të jenë transparentë edhe ndaj qytetarëve, edhe ndaj shtetit.
Arkat fiskale do të ndihmojnë ekonominë e vendit duke garantuar vjeljen e tatimeve në mënyrë strikte.