E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pangalos: Gjermania përfiton nga kriza greke

Bankat gjermane po realizojnë përfitime në llogari të Greqisë, tha nënkryetari i qeverisë greke, Teodoros Pangalos.
"Pas qëndrimit të Gjermanisë qëndron vendimi që të spekulohet me letrat me vlerë të partnerit dhe mikut tuaj, dhe t'u lejohet institucioneve monetare dhe kreditore që të marrin pjesë në këtë lojë, në mënyrë që njerëzit në Gjermani të realizojnë përfitime", tha sot Pangalos në një forum të investimeve në Athinë.
Ai shtoi se vendet e Evropës jugore pësojnë dëme nga rënia e euros, ndërsa eksporti gjerman po rritet mu për shkak të kësaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›