Laporta: E meritojmë titullin
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se skuadra e tij e meriton plotësisht titullin e 20-të në histori të klubit, pasi Barcelona 'copëtoi' Valladolidin në ndeshjen e fundit të La Ligas për këtë sezon.
"Ne e meritojmë atë. Ishte kampionati më i nxehtë në histori dhe Barcelona e fitoi atë. Lojtarët dhe trajnerët kanë bërë atë që duhej bërë. Sot ne u varëm nga vetvetja, ashtu siç duhej të ishte dhe nuk shikuam diku tjetër.
Tani duhet të vazhdojmë me të njëjtat hapa", tha Laporta.