E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro rikthehet në vlera të larta

Monedha europiane rikthehet në vlerat e saj të larta ditët e fundit. Kështu, një euro në këmbimin valutor, shkëmbehet me 140 lekë nga 138 lekë që u këmbye vetëm një javë më parë. Ndërkohë që gjatë kësaj jave, ajo ka pasur një tendencë rritëse duke kapur shifra të cilat përcaktohen mjaft të larta, kundrejt një monedhe vendase.

Sipas specialistëve të ndryshëm, pavarësisht se keto janë luhatje normale të kursit të kembimit, ndikim kanë pasur edhe prurjet e ulëta të emigrantëve dhe një tjetër faktor mendohet qe të jetë edhe liberalizimi i vizave. Kjo pasi shumë emigrantë shqiptarë nuk janë rikthyer në Shqipëri për pushime dhe kanë marrë në vendet ku ata punojnë, të afërmit e tyre. Ata që pësojnë më tepër, efektet e larta të euros në këto nivele janë bankat, bizneset dhe konsumatorët. Ndërkohë ata që e pësojnë prej vlerësimit të monedhës europiane dhe që paguajnë shërbime në euro rezulton që të paguajnë disa fish më shumë, sidomos ata që kanë kreditë të marra në euro. Që nga janari deri më sot, një klient banke paguan këstin e kredisë 2.000- 6.000 lekë më shumë se në periudhën kur euro kushtonte 136 lekë. Gjithashtu edhe bizneset, të cilat paguajnë qiranë në euro, paguajnë disa fish më shumë me luhatjen e kursit të këmbimit. Pritej që sezoni i verës të ishte edhe sezoni që euro do të kapte shifrat më të ulta por nuk ka ndodhur ashtu.

Megjithëse është edhe muaji gusht i cili pritet që të ketë edhe kthim të emigrantëve në Shqipëri pasi është muaji kur marrin pushimet pjesa më e madhe. Pavarësisht kësaj, specialistët tregohen pesimist përsa i përket vlerësimit të monedhës shqiptare dhe deklarojnë që edhe nëse një gjë e tillë ndodh, do të jetë në vlera të vogla.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›