Maqedonia mund te perfitoje nga tendosja e raporteve ekonomike Kosove - Serbi

Maqedonia duhet te respektoje marreveshjen CEFTA dhe te jete e kujdesshme thone ekspertet pas shkallezimit te konfiktit tregtar mes Kosoves dhe Serbise. Paralajmerimet nga Prishtina qe edhe kufiri maqedonas ne te ardhmen te kontrollohet me mire me qellim qe ne kete pjese te kufirit te mos futen mallra nga Serbia eshte nje vendim me motiv politike qe mund te kete edhe pasoja ekonomike thote profesorja Ljubica Kostovska.
Serbia dhe Kosova kane harruar se me nenshkrimin e marreveshjes CEFTA kane marre edhe obligime te caktuara qe duhet respektuar. Zgjidhja duhet te kerkohet ne Bruksel ne sekretariatin e CEFTA-s thote Kostovska. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mallrat nuk mund te kalojne.
Ajo pohon se Maqedonia duhet te jete konseguente dhe te respektoje marreveshjen e CEFTA-s dhe Organizates Boterore te Tregtise. Maqedonia duhet te vazhdoje bashkepunimin normal me Kosoven dhe duhet te synoje zhvillimin e raporteve tregtare. Por kur eshte fjala per prodhimet ku Serbia ka nje kompetence me te madhe te gjitha punet duhet te zhvillohen ne kanale legale.
Maqedonia duhet te beje perpjekje te shtoje eksportin e saj ne Kosove por vetem me mjete legale. Perpjekjet per regjistrimin e firmave ne Maqedoni ne bashkepunim me sipermarrjet nga Serbia ne Kosove do te trajtohen si ilegale pohon Ljubica Kostovska.
Marreveshja e CEFTA-s eshte ne interesin e te gjitheve
Ngjashem mendojne edhe shume shoqata ekonomike. Dhoma Ekonomike e Maqedonise pohon se marreveshja e CEFTA-s ofron mundesi te shumta per bashkepunim. Vendet qe kane nenshkruar kete marreveshje kane perparesi te medha thote Stojmirka Tasevska nga Dhoma Ekonomike.
Pas bllokimit te mallrave serbe nuk eshte shenuar ndonje rritje e eksportit maqedonas ne Kosove. Por kjo ka te beje edhe me faktin qe tregtaret kosovare ende kane sasi te mjaftueshme rezervash. Maqedonia ka shanse te mira te shtoje eksportin ne Kosove ne qofte se i permbahet rregullave ligjore pohon Menderes Kuci kryetar i Dhomes ekonomike ne veriperendim te Maqedonise. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Djegiet ne Jarinje.
Kosova do te reagonte ne menyre negative sikur te verehej fenomeni i futjes se prodhimeve serbe ne Kosove permes Maqedonise si per shembull prodhimet e miellit apo prodhimet tjera serbe thote Kuci.
Kosova eshte nje prej vendeve te pakta me te cilin Maqedonia ka nje bilanc pozitiv dhe eksporton me shume se saimporton. Vitin e kaluar ne Kosove nga Maqedonia jane futur mallra ne vlere prej rreth 400 milione euro. Sipermarrjet qe prodhojne miell sheqer materiale ndertimore ilace vaj dhe leter tani kane nje shans te madh qe te perfitojne edhe me shume pas acarimit te fundit ne raportet ekonomike mes Kosoves dhe Serbise sepse shumica e ketyre prodhimeve deri tani eshte importuar pikerisht nga Serbia.
Autor Kostatin Delimitov / Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani