Rimbursim i TVSH-së për kompanitë të import-eksporteve
Rimbursimet e TVSH-së kundrejt kompanive që merren me import-eksportet janë në shifra shumë të ulta. Kjo është bërë e ditur në studimin e prezantuar prej qendrës shqiptare për konkurueshmërinë dhe tregtinë ndërkombëtare në bashkëpunim me USAID-in. Sipas përfaqësuesit të drejtorisë së tatimeve janë marrë mjaft nisma për të rritur nivelin e rimbursimeve të këtyre kompanive dhe madje janë bërë dhe ndryshime ligjore në këtë kuadër.
Ndërkohë që prezantuesi i studimit Artan Gjergji bëri me dije se nga 250 kompanitë e marra në studim 99.8 përqind e tyre kanë deklaruar vonesa në rimbursim ose mos rimbursim të TVSH-së. Shifra e rimbursimit kap vlerën e 800 mijë deri në 2 milion lekë.
Sipas specialistëve që morrën pjesë në këtë diskutim kjo vonesë në rimbursim ndikon në performancën e kompanive dhe është një kushtëzim për ecurinë e bizneseve. Humbja e këtyre shumave ka prekur kapacitetin e firmave në përmirësimin e teknologjisë dhe për të rritur fuqinë e tyre punëtore.