Euro, shenja pozitive gjatë 2012-tës
“Euro do të përmirësohet gjatë 2012-ës”. Ka qënë ky vlerësim pozitiv i dhënë nga Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi, dhënë përpara gazetarëve në Abu Dabi.
“Euro nuk do të falimentojë dhe asnjë vend nuk do të jetë i detyruar të largohet nga zona euro”. Kështu është shprehur në Singapor presidenti i Fondit të ndihmës së zonës euro, FESF, Klaus Regling.
Monedha unike evropiane ra përballë dollarit në kuadrin e uljes të premten nga agjencia e vlerësimit financiar Standard and Poor`s , sa i takon borxheve sovrane të nëntë vendeve të zonës euro.