E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, abuzime me faturat e ujit të pijshëm

Dhjetëra qytetarë në Fier akuzojnë ndërmarrjen e UjësjellësKanalizimeve për abuzime me faturat e konsumit të ujit të pijshëm. Banorët ankohen se ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë, këtë muaj kanë ndeshur në abuzime nga ana kësaj drejtorie.

Kështu, Këshilli Bashkiak kishte vendosur rreth 4 vjet më parë që tarifa e ujit të pijshëm të shkonte në rreth 400 lekë për person, por një vendim i fundit i drejtorisë së Ujësjellësit ka çuar fatura afrofe për të gjitha familjet pa përjashtim. Faturat e këtij muani kanë arritur në 1200 lekë, duke penalizuar shumë familje që janë me një ose dy anëtarë.

Qytetarët shprehen se i kanë kërkuar ndërmarrjes vendosjen e sahateve, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë që qytetarët vijojnë të ankohen, Bashkia Fier, e cila ka 53% të aksioneve të drejtorinë e Ujësjellës -Kanalizimeve deklarohen se nuk është fare në dijeni të këtij ndryshimi, i cili penalizon familjet. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Florjan Mucaj, ai që shton dhe ul faturën e ujit është Këshilli i Bashkisë, i cili nuk ka marrë asnjë vendim të tillë.

Nuk kemi dijeni për këtë ngritje të befasishme të faturës. Këshilli bashkiak në asnjë mbledhe të vitit 2011 nuk ka pasur për shqyrtim një problem të kësaj natyre. Më vjen keq që gjithçka po ndodh na përcillet vetëm nga ankesat e qytetarëve,  ka deklaruar për mediat Mucaj.

Ndërkohë qytetarët shprehen se nga sportelet ku paguajnë, u deklarohet se në një të ardhme do tu kthehen lekët që paguhen më shumë se konsumi. Kjo gjë ka indinjuar edhe më tepër qytetarët, të cilët shprehen se Drejtoria e Ujësjellësit nuk duhet ta faturojë fare këtë shumë dhe se ajo duhet tu bëjë rimbursim atyre për energjinë elektrike që u duhet të paguajnë për të ndihmuar pompat e ujit. / Kristaq Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›