E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama, organizatori politik i 21 janarit. Rama: Hajdutët ulërijnë kapni hajdutin

Kreu i Partisë Socialiste ka reaguar nëpërmjet Tuiterit pas deklaratave të LSI-së se ai është organizatori politik i ngjarjeve të 21 janarit.

Hajdutët që po ulërijnë këto ditë kapni hajdutët janë fytyra e dëshpëruar e pushtetit që në 21 janar vrau pasi vodhi me zë e më figurë!, shkruan Rama në Tuiter.

* * *

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon kreun e PS si organizatorin politik të protestës së 21 janarit. Duke folur në një konferencë shtypi, sekretari ipër Çështjet Ligjore në LSI, Ylli Manjani, u shpreh se  kreu i opozitës i mashtroi shqiptarët me një video-montazh, duke i çuar drejt konfrontimit me policinë në 21 janar.

Duke iu referuar ish-deputetit të LSI-së, Dritan Prifti, Manjani u shpreh se ai tashmë ka gjetur strehim tek Rama, por nuk mund ti shpëtojë përgjegjësisë ligjore. Zotërinjtë, limonë të shtrydhur që kapin veten në flagrancë duke ndarë jo vetëm paratë e fëlliqura, por interesat korruptive e që u vunë në dispozicion të dhunës nuk kanë mbështetjen e LSI-së.

Ata prej kohësh, kanë bërë zgjedhjen, janë strehuar nën sqetullat e PS së Ramës, po jo të socialistëve. Këta janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 janarit dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans ti shpëtojnë drejtësisë. LSI denoncon sot edhe njëherë se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura, është e papranueshme dhe e dënueshme. Ne nuk kemi punë me fatin personal e politik të askujt, por kërkojmë si LSI që organizatorët e dhunës së 21 janarit duhet t`u kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan duke i konfrontuar me forcat e sigurisë kombëtare, tha Manjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›