Euro të falsifikuara në Mallakastër, arrestohet një i dyshuar
Një person i dyshuar për qarkullim të kartëmonedhave false euro, është arrestuar sot në Mallakastër. Edmond Bajramaj, 25 vjeç, banor në Drenovë të rrethit Mallakastër, është gjetur me 300 euro të falsifikuara të prerjeve njëzetëshe. Policia tha se i dyshuari u bllokua ndërsa po orvatej nëpër dyqane tek tregu i shumicës në Mallakastër. I dyshuari u arrestua në flagrancë. Ai po përpiqej të bënte një blerje në një dyqan ku kërkoi që të paguajë me euro dhe paraqiti kartëmonedhë njëzetëshe. Këtu u lokalizua nga forcat e antikrimit ekonomik që po e survejonin dhe u vendos në pranga. Policia tha se është më e rëndësishme për ta të dijnë si janë prodhuar dhe si funksionon skema e qarkullimit të eurove false në territorin e qarkut të Fierit, një dukuri e përsëritur shumë kohët e fundit. ...