E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Arrest me burg”, për organizatorët e tragjedisë së Butrintit

Kanë ngelur në burg dy personat e arrestuar pak ditë më parë nga policia, në lidhje me tragjendinë e Butrintit. Ka qenë Gjykata e Sarandës që ka dhënë pak më parë, masën e sigurisë “arrest me burg”, për Dashamir Mane dhe Hyqmet Sollaku. Këta akuzohen për “dhënie ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen e më shumë se dy personave”. Më fjalën e tyre, të akuzuarit kanë pranuar akuzën. Prokuroria tha se, të arrestuarit janë pjesë e grupit drejtues të varkës me 24 persona e cila tentoi të kalonte ilegalisht për në Greqi por u përmbys në kanalin e liqenit të Butrintit, Sarandë, duke sjellë edhe vdekjen e pesë personave. Dy personat e tjerë të grupit drejtues, Brahim Madhi dhe Albert Gega janë ende në kërkim....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›