E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro vijon të fitojë terren kundrejt lekut

Gjatë këtij muaji, monedha evropiane, euro, ka vazhduar forcimin ndaj monedhës shqiptare, lekut, që ka patur qëndrueshmëri në këmbimet valutore prej disa javësh. Sot, një euro blihej me 129,7 lekë dhe shitej me 130,3 lekë, ndërsa në fillim të kësaj jave një euro blihej me 128,5 lekë dhe shitej me 129,1 lekë. Ndërkohë, në krahasim me një vit më parë, kursi i këmbimit të euros ndaj lekut ka qënë në rritje, pasi nje euro është blerë vjet me 121,1 lekë dhe është shitur me 121,6 lekë.
Në fillim të vitit, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›