Durrës-Morinë, dyfishon numrin e turistëve nga Kosova
Vënia në funksionim e njërit prej tuneleve të Kalimashit ka rritur fluksin e lëvizjes së mjeteve në të dy anët e tij. Mesatarisht në ditë, nga ora 07.00 - 23.00, përmes këtij tuneli udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar mbi 3348 mjete me shtetas kosovarë, ndërsa në drejtim të Kosovës lëvizin 2514 mjete.
Ndërkohë, burime nga dogana e Morinit në rrethin e Kukësit, në kufi me Kosovën, bënë të ditur se numri i personave që hyjnë mesatarisht në Shqipëri gjatë një dite arrin në mbi 12 mijë vetë, një numër ky rreth dy herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Hapja e autostradës Kalimash-Rrëshen ka lehtësuar ndjeshëm udhëtimin dhe ka shkurtuar distancën me bregdetin shqiptar. "Jemi shumë të kënaqur me rrugën", thotë një qytetar kosovar, i cili shpreson që së shpejti të hapet edhe tuneli tjetër, i cili do ta lehtësojë më shumë qarkullimin dhe do ta afrojë edhe më shumë bregdetin shqiptar me Kosovën.
Rritja e dendësisë së lëvizjes dhe perspektiva e kësaj rruge, që pritet të lidhë vendet e rajonit, e bën këtë arterie mjaft të rëndësishme për shkëmbimet tregtare, me ndikim të madh në zhvillimin e mëtjeshëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe Kosovës. Pjesë e autostradës Durrës-Morin është dhe tuneli Thirrë-Kalimash, në segmentin Rrëshen-Kalimash.
Tuneli Thirrë- Kalimash dhe anasjelltas, i ndërtuar në një masiv malor, ka dy hyrje veriore dhe jugore, me nga 5.6 kilometra secila. Në 31 maj u përurua bashkimi i njërës prej tyre, asaj veriore. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone.