Pronarët: Jo draftit Berisha, për shitjen e trojeve turistike borgjezëve të rinj

Vlorë, 14 Gusht NOA - Pronarët autoktonë të bregdetit kundërshtojnë propozimin e kryeministrit Berisha për hartimin e ligjit për shitjen e trojeve turistike borgjezëve të rinj.
Kryetari i Shoqatës Bregdeti, Niko Nesturi dhe drejtuesi tjetër, Prof. Dr. Aleks Vranai, në një letër të hapur që dërguan sot në agjencinë e lajmeve NOA, duke kërkuar publikimin e saj, sqarojnë dhe shkaqet që e çojnë këtë shoqatë të shprehet kundër nismës kryeministrore.
Sipas Bregdetit, projektligji i propozuar nga Kryeministri për shitjen e trojeve bregdetare, bën që përfitues të dalin persona që i kanë pushtuar dhe ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.
Është e papranueshme që ne si Shoqatë e Bregdetit që jemi pala e dëmtuar dhe e interesuar për zgjidhjen e problemit, deri sot nuk jemi përfillur fare në procesin e hartimit të ligjeve, pohon shoqata duke ftuar kryeministrin, që ju vetë të anuloni këtë propozim me pasoja kaq antikombëtare.
Por shoqata paralajmëron gjithashtu se vënia në zbatim e këtij ligji, i hap rrugën vetëgjyqësisë, vëllavrasjes dhe konflikteve pa fund, çka sipas saj, në aspektin social do të ishte e ngjashme me trekëndëshin e Bermudës .
Apelojmë Qeverinë, Kuvendin e Shqipërisë dhe Presidentin shoqërinë civile dhe gjithë opinionin e shëndoshë demokratik, të ndërhyjnë për ta bllokuar këtë ligj shumë më të keq se ligji 7501, jo me arsyetimet se ai shkel interesat e pronarëve por sepse ai përdhos të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e njeriut, nenin 181 të Kushtetutës në fuqi, mbron grabitjen dhe mafien e trojeve turistike, i hap rrugën vetëgjyqësisë, vëllavrasjes dhe konflikteve pa fund, çka në aspektin social do të jetë i ngjashëm me trekëndëshin e Bermudës .
Sakaq, shoqata kërkon edhe organizimin e diskutimit në media, për këtë shkelje konstante të të drejtës së pronës së trashëguar.
Më poshtë, vijon letra e plotë:
Shoqata Bregdeti e kundërshton propozimin e Kryeministrit Sali Berisha, dt 12.8.2009, për ndërhyrjen e shtetit për shitjen me çmimin e tregut të trojeve personave që kanë pushtuar troje dhe kanë ndërtuar pa leje në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, që zoti Berisha i emërtoi Borgjezët e rinj. Ky është banditizëm i pastër shtetëror, që shpreh një thellim të qëndrimit antipronar të tranzicionit. Kjo është shprehje e zbatimit të spirales së Katovicës për kalimin nga monizmi komunist në kapitalizëm, duke përvetësuar pasuritë shtetërore dhe pronat tona të trashëguara, në interes të klasës së re politike. Sipas kësaj platforme që klasa politike shqiptare zbatoi pas shembjes së komunizmit, formalisht në fillim komunistët do ta lëshonin pushtetin politik pastaj do të ricikloheshin përsëri në politikë si borgjezë të rinj. Këtë e ka sqaruar qartë, faksi i ardhur nga SHBA. i botuar me 17 Gusht 2000 në gazetën Balli i Kombit dhe në shumë gazeta të tjera, me titull Ramiz Alia dhe demokracia e jonë. Për ne si qytetarë ishte i bërë i ditur plani i Gorbaçovit në Katovicë të Polonisë dhe mendohej se ai, do tia kish transmetuar edhe Ramiz Alisë, por zyrtarisht nuk dihej zbatueshmëria e këtyre këshillave të Moskës që në tetor 1989, Ramiz Alia ju ka transmetuar të pranishmëve në Byronë Politike. Konkretisht njoftimi sqaron:
Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji në dy drejtime:
Në respektimin e të drejtave të njeriut; dhe
2. Në krijimin e pluralizmit politik.
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se sbën! Do te nxisim të krijohen parti sa të duan, të majta, të djathta dhe të qendrës. Por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne; programet e themelimit të këtyre partive do ti formulojmë ne. Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin do ta shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste. Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë do të thonë për ne: Edhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen dhe do të na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Do ti afrojmë dhe do tu japim punë të parëndësishme, por nuk do ti lëmë kurrë të marrin pushtetin... Në zbatim të të drejtave të njeriut duhet që tu japim edhe kompensim në para të burgosurve dhe te sekuestruarve e të shpronësuarve tu kompletojmë komoditete banimi. Do tu japim nga një letër në dorë që u njihet prona, por këtë (pronën), nuk do tua japim asnjëherë. Do ti ngatërrojmë në forma të ndryshme njeri me tjetrin që të kalojnë në gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni: nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe, për shkak defektesh teknike, kthim për rigjykim në shkallën e parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por edhe këtyre, duke u dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin do të lëndohen ! Pasuria e tëra na përket ne, se ne e bëmë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do tu ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës e të Punës dhe do tu japim një mini pension, duke u mbajtur ison. Çdo gjë ne e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së lartë komuniste ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish klasën komuniste të shndërruar në klasë kapitaliste !. Dhe praktikisht kështu është vepruar
Nga sa sipër del qartë arsyeja dhe qëllimi pse ish-presidenti Ramiz Alia, futi në qarkullim termin ish-pronarët dhe politikanët e mëvonshëm nuk e kanë zëvendësuar atë me termin e duhur Pronarët. Po ashtu kuptohet dhe propozimi i Kryeministrit Berisha, për hartimin e këtij ligji që mbyll spiralen për mos kthimin e pronave. Kjo që propozoi Kryeministri Berisha është një thikë pas shpine për popullin e Bregdetit, është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, shkelje e detyrimeve kushtetuese, shkelje e kërkesave Këshillit të Evropës dhe e legjislacionit në fuqi. Historikisht kjo tejkalon çdo tradhti ndaj popullit shqiptar dhe mund të krahasohet me pabesinë e bërë nga konsulli Romak Pal Emili.
Apelojmë vetë Kryeministrin të reflektojë dhe të deklarojë urgjentisht për anullimin e këtij propozimi që bie ndesh me Kushtetutën dhe me ligjet tashmë të miratuara. Nëse pushteti do të zbatojë ligjin 8053 dhe ligjin 9948 dt 7.7.2008 Për rishqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë, pronat në zonën turistike duhet të ishin kthyer në pronësi trashëgimtarëve të pronarëve të cilëve ju është marrë padrejtësisht nga diktatura.
Në kundërshtim me çdo të drejtë morale, kushtetuese dhe ligjore, këto prona gjatë gjithë periudhës së tranzicionit kanë prodhuar para për shkelësit e ligjit që janë politikanët e kamufluar me persona të tretë, që i përkasin mafies së trojeve turistike. Edhe sot në Bregdet vazhdojnë ndërtimet pa leje dhe nga kryeministri na del propozimi që pushtuesit do të paguajnë me çmimin e tregut. Kjo është absolutisht e padrejtë. Kryeministri, Qeveria apo politikanët nuk kanë asnjë të drejtë të propozojnë ligje dhe të na detyrojnë të shesim trojet tona dhe tu vënë çmim pronave tona. Po nëse pas përmbysjes së diktaturës, ne njerëzit e qytetëruar të Bregdetit, do të kishim marrë vetë trojet tona, pa pritur për ligjin, si do fliste sot zoti Berisha. Mjafton të themi se fjetja për një natë në hotelet e ngritura pa leje në bregdet paguhet 20-70 euro dhe fitimi, vetëm për hotelerinë, pa llogaritur të tjerat (bari o