Egjipti hap terminalin e Rafahut për pelegrinët palestinezë të Gazës
Egjipti hapi sot për dy ditë terminalin e Rafahut, në kufirin me Rripin e Gazës, për t'u bërë të mundur pelegrinëve palestinezë të shkojnë në Mekë, në Arabinë Saudite, i bëri të ditur AFP-së një zyrtar i shërbimeve të sigurisë. Vitin e kaluar, dhjetëra pelegrinë të Gazës nuk janë lejuar të shkojnë në Egjipt nga policët të lëvizjes islamike Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës që nga qershori i vitit 2007. Rreth 2 500 pelegrinë pritet të kalojnë kufirin sot dhe nesër. Egjipti do të vërë në shërbim të tyre autobusë për t'i çuar në aeroportin ndërkombëtar të Kajros, u shpreh zyrtari i sigurisë."Ky kalim do t'u lejohet vetëm atyre që kanë vizë për të hyrë në territorin egjiptian", shtoi ai, ndërkohë që kanë vdekur 22 persona dhe janë plagosur 120 të tjerë në përleshjet e dhunshme mes Hamasit dhe një grupi salafist gjatë natës së djeshme në Rafah.
Pika e kalimit në Rafah, e vetmja portë daljeje për palestinezët në Gaza që nuk ka lidhje me Izraelin, Rafahu, ka qëndruar pothuaj gjithmonë i mbyllur që nga qershori i vitit 2006, pas kapjes së ushtarit izraelit Gilad Shalit nga tre grupe të armatosura palestineze në afërsi të Gazës.