E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro2012 Anglia pa Rooney ne fazen e grupeve

Në ndeshjet e fazës së Grupeve në Euro-2012, Anglia duhet të luajë pa sulmuesin e Manchester United, Uayne Rooney. Ky është vendimi i UEFA-s për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen kunder Malit të zi të premten e kaluar. 

"Sulmuesi do të pezullohet  të luajë me kombëtaren e tij, për tre ndeshjet e rradhës në kompeticionet e UEFA-s," ka saktësuar bordi drejtues i futbollit europian në një komunikatë për shtyp. UEFA e ka cilësuar xhestin e Rooney në minutën e 74 të sfidës që përfundoi 2-2 në Podgoricë, një sulm ndaj malazezit Miodrag Dzudovic. Anglisë i mbetet tashmë vetëm të apelojë verdiktin, dhe për këtë ka tre ditë kohë në dispozicion.

"Fedearata angleze do të presë të mësojë të gjitha arsyet nga komisionin i disiplinës, përpara se të përgjigjen ndaj UEFA-s apo të bëjnë komente publike mbi këtë cështje," shkruhet në komunikatën për shtyp të FA-së. Ndërkohë, veprimi i Rooney nuk i ka pëlqyer aspak teknikut të kombëtares, Fabio Capello, dhe ka deklaruar se sulmuesi i United nuk do të jetë titullar në asnjë nga ndeshjet miqësore përpara kampionatit europian.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›