Spanja ulet vleresimi per aftesite kredituese

Standard & Poor's ul vlerësimin për aftësitë kredituese të Spanjës. Sipas agjencisë së vlerësimit kjo ulje vjen për shkak të rritjes së dobët dhe nivelit të lartë të borxhit në sektorin publik. Sipas ekspertëve nivelet alarmante të papunësisë mbeten një hallkë mbytëse për ekonominë.
E ndërsa vlerësojnë se reforma në tregun e punës nuk është cuar deri në fund nga autoritetet spanjolle sipas agjencisë së vlerësimit "profili financiar i sistemit bankar spanjoll do të dobësohet edhe më tej. "Lajmi vjen ndërsa ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave të vendeve më të industrializuara dhe në ekspansion (G20) konsultohen këtë të premte në Paris, lidhur me procedurat e mëtejshme në krizën e borxheve. Nga ky takim pritet që vendet e G20 si SHBA-ja dhe Kanadaja, por edhe vendet me ekonomi në zhvillim si Kina dhe Brazili, të kritikojnë menaxhimin e krizës në eurozonë.
Hapat për rikapitalizimin e bankave për të mundësuar reduktimin e borxhit grek janë në fokus të takimit. Presidenca franceze e G20 këmbëngul për një plan veprimi për një rritje e ekonomike të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuar me qëllim eliminimin e cekuilibrave mes fuqive ekonomike.
Delina Bitraku