Vrasje prane Gjykates se Lezhes 1 i vdekur 4 te plagosur
Anëtarët e dy familjeve kishin shkuar për të zgjidhur konfliktin e pronësisë nëpërmjet drejtësisë në Gjykaten e Lezhës, por kanë përfunduar në përdorimin e armëve duke shënuar 1 të vrarë dhe 4 të plagosur. Konflikti nisi në ambientet e gjykatës, ndërsa në oborrin e saj filloi konflikti fizik.
Tre prej të plagosurve, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit, po mjekohen në spitalin e Lezhës ndërsa i katërti për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar në spitalin ushtarak të Tiranës. Policia ka shoqëruar dëshmitarë të shumtë që ndodheshin në ambientet e gjykatës ndërsa forca të FNSH-së kanë boshatisur oborrin e spitalit dhe e kanë marrë atë nën mbrojtje për të evituar ndonjë përplasje të mundëshme të familjarëve të plagosurve.
AS