Eurobondi, penalizim nga situata politike
26/04/2010 Shehu: Situata jo e qetë sjell humbje besimi. Sot, firmosja në Vjenë nga Berisha
Kriza politike ka përkeqësuar klasifikimin e vendit tonë për kredinë çka do të thotë disa pikë më tepër përqindje në vlerësimin e eurobondit të parë shqiptar. Në këtë pikë ekspertët e dy partive politike si asaj Demokratike dhe asaj Socialiste qenë në sinkron në faktin se klima jo e qetë politike vë në pikëpyetje në sytë e firmave ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin, shlyerjen e kredive të marra. Ish zv/ministri i Financave, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, thekson se klima aktuale politike është elementi kyç që do të ndikojë në rritjen e përqindjes së eurobondit. "Në qoftë se situata do të ishte krejtësisht e qetë, në qoftë se gjithë partitë politike do të ishin në Parlament, nëse PS-ja do e mbështeste këtë proces publikisht, atëherë do të rritej besimi i investitorëve dhe në mënyrë të natyrshme ne do të kishim disa pikë më pak përqindje në vlerësimin e eurobondit", deklaroi Shehu. Sipas tij, ndikimi direkt i kësaj krize shfaqet dhe në rritjen e normës së interesit për eurobondin, të cilin Shqipëria e merr për herë të parë. "Kalkulimet e këtyre faktorëve nuk janë aq të kollajtë, sepse nuk janë matematike, sepse ky është efekti që ka, po të them pa frikë se 0.5 për qind i takon dhe këtij risku", tha Shehu. Vetëm pak ditë më parë kur Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave vendoi miratimin eurobondit, Sherefedin Shehu theksoi se ky është një moment historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë vendi del në tregjet ndërkombëtare financiare të kapitalit. Ai sqaroi se financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë për të plotësuar nevojat e buxhetit të shtetit për të financuar shpenzimet kapitale në euro. Ndërkohë, deputetët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, vlerësuan se ky projektligj do të krijojë më shumë garanci për investitorët dhe do të sjellë efekte të shpejta pozitive si: shtimi i likuiditeteve në treg, forcimi i lekut, nxitja e kredive të bankave etj. Në relacionin për këtë projektligj ndër të tjera thuhet se financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë për të plotësuar nevojat e buxhetit të shtetit për të financuar shpenzimet kapitale në euro. Sipas relacionit të ekspertëve, ky proces ka një natyrë të ngjashme me letrat me vlerë të emetuara në vend, sepse realizohet nëpërmjet një mekanizmi që mundëson marrjen e ofertave nga një numër i madh investitorësh ndërkombëtarë. Ashtu siç ishte parashikuar nga Ministria e Financave përfundimi i këtij procesi do të ishte fundi i këtij muaji dhe ditën e sotme pritet të finalizohet procesi në Vjenë nga Kryeministri Sali Berisha.