E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH ndal shkarkimet

HEC-et

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare vendosi të ndalojë shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës dhe ai i Komanit. Dje, gjatë orëve të para të mëngjesit, KESH ka mbyllur portat e këtyre 2 hidrocentraleve edhe pse në liqenin e Fierzës niveli i ujit është rreth 30 centimetra mbi nivelin maksimal të lejuar prej 296 metrash. Sipas të dhënave të orës 10 nga KESH, në hidrocentralin e Fierzës niveli i ujit është 296.26 metër, prurjet janë 650 metër kub në sekondë, ndërsa kanë ndaluar shkarkimet. Në hidrocentralin e Komanit ku gjithashtu janë mbyllur portat, niveli i ujit është 173.34 metër dhe prurjet 170 metër kub për sekondë. Ndërsa në Vaun e Dejës, niveli i ujit është 74.38 metër, prurjet 70 metër kub dhe shkarkohet 200 metër kub ujë për sekondë. Aktualisht, sipas KESH-it, prodhimi i energjisë ka arritur në 28 milionë kilovat orë energji, nga të cilat konsumohet 17.17 milionë kilovat orë dhe eksportohet 15.5 milionë kilovat orë energji.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›