Punësimi i pedagogëve, konkurs i hapur me dosje
26/04/2010 Përzgjedhja dhe emërimi i personelit akademik me kontrata të plota dhe të pjesshme në universitet
Punësimi i stafeve akademike në strukturat e arsimit të lartë publik do të zhvillohet me konkurs të hapur. Konkurrimi për vendet e punës do të bëhet me anë të dosjeve individuale, ndërsa përzgjedhja do të zhvillohet sipas kritereve të veçanta të përcaktuara në statutin funksionues të strukturës së arsimit të lartë. Në rregulloren e re të miratuar tashmë nga Universiteti i Tiranës, përcaktohet që punësimi realizohet me procedurë të konkurrimit të hapur, duke garantuar një proces transparent, të paanshëm dhe objektiv. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik, ndihmës, mësimor, shkencor për vendet e lira të punës propozohen nga departamenti përkatës. Dekani i institucionit përkatës, pasi i verifikon paraprakisht dhe është dakord me to, i përcjell ato në rektorat për miratim dhe për ndjekjen e mëtejshme të procedurave për shpalljen e vendeve të lira të punës. Ndërsa kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel administrativ për vendet e lira të punës propozohen nga kancelari. Këto të fundit, edhe në këtë rast verifikohen nga dekanati dhe më pas i kalohen për aprovim rektoratit.
Personeli i ftuar
Institucionet e arsimit të lartë, në fillim të çdo semestri, duhet të përcjellin për miratim në Senatin Akademik listën emërore të personelit akademik me kontratë të përkohshme, brenda numrit të miratuar për këtë kategori punonjësish nga organet përkatëse. Departamenti, në fillim të çdo semestri propozon për miratim në këshillin e fakultetit listën emërore të personelit akademik të ftuar që do të punësojë me kontratë të përkohshme. Konkurrimi për personelin akademik për të dyja kategoritë bëhet nëpërmjet vlerësimit të dosjes. Kandidati duhet të plotësojë këto kërkesa të përgjithshme:
“Të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna, të ketë notë mesatare të lartë të studimeve. Ndërsa kritere më specifike përcaktohen në rregulloret e brendshme të njësive kryesore.
Masat disiplinore
Masat disiplinore për të gjithë punonjësit do të jepen nga rektori, si rregull me propozim të dekanit apo kancelarit të universitetit. Përgjegjësi i departamentit dhe kancelari i njësisë kryesore kanë gjithashtu të drejtë të propozojnë masa disiplinore për personelin akademik, ndihmës, mësimor, shkencor dhe administrativ të njësisë që ata drejtojnë. Ndërkohë që këta të fundit kanë të drejtë të japin masën disiplinore të pezullimit nga puna për një periudhë nga 1 ditë deri në një muaj. Masa disiplinore “tërheqje vëmendje” shlyhet brenda tre muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo nuk kryen shkelje tjetër. Masat disiplinore “vërejtje me shkrim” dhe “vërejtje me paralajmërim” shlyhen brenda gjashtë muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo nuk kryen shkelje tjetër. Pas shlyerjes së masës, punonjësi konsiderohet pa masë disiplinore.