Mbështetje integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor
23/04/2010 Rezoluta e Senatit amerikan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen në mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Senati i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, përmes një rezolute të miratuar pak ditë më parë, u ka bërë thirrje strukturave të BE-së që të marrë qëndrim të qartë për kandidaturën e Serbisë dhe të vazhdojë t’i mbështesë aspiratat evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë dokument, ku përcillet qëndrimi zyrtar i Senatit të SHBA-ve, vlerësohen hapat që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor në funksion të ndërtimit të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike. Rezoluta ndalet në mënyrë të veçantë në udhën drejt integrimit evropian të Republikës së Serbisë. Në rezolutën e miratuar, Senati amerikan uron Serbinë për paraqitjen e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por në këtë rezolutë kërkohet thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi. Në rezolutë, Senati e fton Qeverinë serbe që të intensifikojë përpjekjet për kapjen e të shumëkërkuarve nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Ratko Mladiç dhe Goran Haxhiç, dhe dorëzimin e tyre pranë kësaj Gjykate.