E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputetet Jepini fund krizes politike

TIRANE-Europarlamentaret i apelojne klases politike shqiptare ti jape fund ndasive qe po behen sipas tyre pengese per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Ne prononcimet e djeshme per mediat Antonio Masip dhe Sergio Silvestris e kane bere te qarte se mungesa e kompromisit mes maxhorances dhe opozites per zgjidhjen e ngercit politik ne vend po e ngel Shqiperine ne klase karshi detyrave te vena nga BE-ja.
Ngjarje si ato qe kane ndodhur keto dite qe shfaqen dukshem kundershtite politike qe ekzistojne ne Shqiperi nuk ndihmojne integrimin. Une dua te shpresoje se pavaresisht ketyre qe kane ndodhur ne politike kohet e fundit mungeses se konsensusit per rezoluten me vizat procesi do te ece normalisht. Shqiperia gjithnje e me shume do te intergrohet ne Bashkimin Europian. Por per kete duhet te kuptoje se shfaqja ne menyre urgjente e qendrushmerise institucionale respektimi i Kushtetutes dhe kritereve demokratike sic eshte njohja e rezultatit te zgjedhjeve do te ishte nje hap para - tha Sergio Silvestris europarlamentar italian.
Ndersa nga ana e tij eurodeputeti spanjoll Antonio Masip i fokusuar kryesisht te kerkesa e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian vuri ne dukje se vendi yne ka ende shume pune per te bere kryesisht ne luften kunder korrupsionit. Une mendoj se nuk do te kemi kurrfare problemi me Shqiperine. Ju jeni nje vend serioz. Po ashtu policia dhe qyetaret duhet te jene serioze. Gjithmone ka ndonje problem te vogel me vizat por nuk ka per te qene ndonje gje e madhe. Por duhet te bini darkord mes jush. Duhet ti jepni fund korrupsionit - theksoi Masip.

Nje dite me pare ka qene ambasadori i Republikes se Italise Saba DElia ku ne nje interviste ekskluzive te dhene dy dite me pare per Gazeta Shqiptare e ka ftuar klasen politike shqiptare te bashkepunoje dhe te mos behet pengese me ndasite e saj per procesin integrues te vendit drejt Bashkimit Europian.
Apelet shtohen pasi delegacioni i Parlamentit Europian deshtoi ne misionin e tij per zgjidhjen ngercit politik ne vend. Pas dy dite takimesh mes delegacionit te Parlamentit Europian dhe atij shqiptar mbledhja e Komitetit te Stabilizim - Asocimit Shqiperi - Bashkimi Europia nuk arriti te dilte me nje deklarate te perbashket mes paleve qe do te mund te zhbllokonte krizen politike te zgjatur prej me shume se nje viti.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›