E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi kthen ligjin e mbetjeve


Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Gjate sqarimit te motivit per mosdekretimin e ketij ligji, i cili u kalua para dy javesh vetem me shumicen e votave te maxhorance qeverisese, Presidenti ka argumentuar se, neni qe parashikon importimin e mbeturinave del jashte qellimit te ligjit.
"Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm", thotë presidenti.

Në motivacion, Presidenti shpjegon se në bazë të Kushtetutës, vendosi të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi në të ka gjetur mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.

"Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, thuhet në motivacion.

Presidenti u drejtohet deputetëve duke i kërkuar shqyrtimin e ligjit me qëllim realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Topi: Politika po penalizon shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u shpreh nga qyteti i Fierit se “shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika”.

"Mbetem i mendimit se ligji ka nevojë për përmirësime në drejtimet e mësipërme, por gjykoj se çdo variant i ofruar duhet të jetë në pajtim me objektivat socialë që Kushtetuta ka vendosur, që institucionet dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë në raport me jetën tonë dhe brezat e ardhshëm", thotë presidenti Topi.

“Apeli im i djeshëm për partitë ishte publik.Sot, shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika. Nuk është e denjë për Parlamentin të angazhohet me sharje e fyerje, por të punojë për integrimin”, deklaroi Topi.

“Reagimet e djeshme provuan përfundimet e Komisionit Evropian”, tha presidenti duke iu referuar deklaratave të ndërkombëtarëve.

Përsa i përket ligjit të mbetjeve, Topi nënvizoi se “nuk është i keq, por ka kontradikta mes disa neneve dhe duhet rishikuar”. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Partitë, si në vitin 1914
Eugen Wollfarth, kreu prezencës së OSBE-se në Tiranë, gjatë një interviste për Top Channel shprehet i shqetësuar për qëndrimin e partive politike, të cilat janë ende larg një dialogu. Haxhinasto: Duam reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse
Në mbledhjen plenare të Këshillit të Përhershëm të OSBE-se, organi kryesor vendimmarrës i kësaj Organizate foli edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto. Zotërinj deputetë, mos u nxitoni!
Erjon Kristo - Ka ndodhur disa herë në Kuvendin e Shqipërisë që të vendoset në rendin e ditës çështja e ndryshimeve në Kodin e Qarkullimit Rrugor. Syzet e Brukselit dhe aspiratat e shqiptarëve
Mustafa Nano - Ne të gjithë po prisnim me kërshëri e interes raportin e Brukselit, mbi bazën e të cilit do t’i vihej një notë Shqipërisë në përpjekjet e bëra për t’u integruar në BE. Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu komentoi për Top Channel raportin e Komisionit Europian. I ndodhur në Bruksel, zoti Arvizu deklaroi në një intervistë për Arta Tozajn se ky raport solli një rezultat zhgënjyes për Shqipërinë dhe bëri përgjegjëse të dy palët, duke argumentuar se retorika ka sjellë ndarje në vend.

Lajmet kryesore

Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
“Vendi është i ndarë, të dyja palët përgjegjëse”
Topalli, akuza Topit e opozitës
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›