Topalli akuza Topit e opozites

Arkiv Për kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, qëndrimi bllokues i opozitës është arsyeja kryesore përse Shqipëria po merr koston e vonesës së integrimit europian.
Ne nje konference te perbashket me zevendespresidentin e Bundestagut gjerman, Eduart Osvald, zonja Topalli tha se disa nga prioritetet kyce per marrjen e statusit kandidat, si reforma zgjedhore, kufizimi i imunitetit, ngritja e Gjykates Administrative, Avokati i Popullit, qe kerkojne shumice te cilesuar jane bllokuar qellimisht nga opozita.
"Unë mendoj se bojkoti ia ka arritur qëllimit. Zoti Rama ka patur plotësisht të drejtë, bojkoti ia ka arritur qëllimit dhe ka lënë Shqipërinë pa status", theksoi Topalli.
Por kryetarja e kuvendit nuk e la me kaq. E pyetur nga gazetaret rreth konsiderates se presidentit Bamir Topi se vendin e ka penalizuar politika, zonja Topalli e identifikoi presidentin, jo vetem si pergjegjes per korrupsionin e perhapur ne gjyqesor, qe pengon llogaridhenien e tij, sic thuhet ne raport, por edhe si bashkepunetor ne veprimet bllokuese te kreut te opozites.
"Natyrisht kam lexuar raportin dhe në mënyrë shumë të veçantë për çështjet e drejtësisë dhe gjyqësorin dhe për korrupsionin e madh që ka aty brenda. Përsa i takon arsyes, për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokimi, unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve", tha Topalli.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur