Shperthim me eksploziv makines se nje biznesmeni ne Tirane

Shpërthim me eksploziv makinës së një biznesmeni në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur ne zonën afër Liqenit Artificial. Nga shpërthimi është plagosur drejtuesi i makinës, shoferi i biznesmenit shtetasi Leonard Qesari. Makina e shpërthyer e tipit benz, ngjyrë gri, me targa AA 303 DK. Ende nuk bëhet i ditur emri i biznesmenit. Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës së biznesmenit. Burime policiore thonë se shpërthimi i makinës me eksploziv dyshohet nga grupe kriminale që vendosin gjoba në Tiranë ndaj biznesmenëve.