E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet arkëtarja dhe dy të tjerë për vjedhjen e njesisë 5

Të tjera rreth shkrimit Thyhet njesia nr.5 dhe grabiten 10 milionë lekë TIRANE - Arrestohen tre shtetas për vjedhjen e arkës së njësisë nr.5 Tiranë. Ndër ta, edhe arkëtarja e njesisë nr.5, Ermonela Hekuri. Dy shtetasit e tjerë quhen: Dorjan Leci dhe Orjan Midha. Arkëtarja u arrestua pas dyshimit se kasaforta ishte hapur pa dhunë. Policia ka sekuestruar 3 milionë lekë nga 10 milionë të vjedhura.

Arrestimi është fryt i punës hetimore për grabitjejen e ndodhur më 20 mars 2013 në njësinë nr.5 në Tiranë gjatë orëve të natës të rreth 10 milionë lekëve.

Jeta Seitaj, kryetarja e kësaj njësie, konfirmoi atë mbrëmje se ishtë goditur roja e kësaj njesie.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›