E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vizitë në Jordani

23-03-2013 / Gazeta 55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama gjatë vizitës së tij në Jordani është takuar me mbretin Abdullah në Ammanai ka theksuar se Siria mund të kthehet në një enklavë për ekstremistët. Me mbretin jordanez ai nuk ka biseduar vetëm për çështjen izraelito – palestineze por dhe për krizën siriane dhe fluksin e refugjatëve në Jordani si pasojë e këtij konflikti të përgjakshëm. Obama u shpreh se Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me kongresin amerikan për të siguruar 200 milion dollarë për të ndihmuar Jordaninë të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë. Obama është shprehur i bindur se Assad do të largohet dhe kjo është vetëm një çështje kohe, por shqetësim mbetet ajo që do të ndodhë në vend pas largimit të tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›