E Diel, 1 Nëntor 2026

Medresisti i Beratit Adi Totaj, shpallet piktori i ri me i mire ne bote

Nxenesi i Medresese se Beratit, Adi Totaj, ka fituar cmimin e pare ne Konkursin Nderkombetar te Piktoreve “A Youthful Vision 2012” per moshat 13-15 vjec, qe u zhvillua ne Sllovaki, organizuar nga UNESCO ne kuader te projektit World Haritage. Ky eshte cmimi i dyte i tij, pas atij te vendit te trete te marre ne vitin 2011. Komuniteti Mysliman beri te ditur se Adi Totaj, eshte shpallur piktori me i mire mes 1458 te rinjve nga e gjithe bota, me pikuren e ures se Gorices ne Berat. Edicioni i 18-te i konkursit “Nje vizion rinor 2012”, u organizua ne Banska Štiavnica te Sllovakise. Ky konkurs synon te ftoje dhe angazhoje femijet e shkollave, duke perdorur kreativitetin e tyre per te paraqitur trashegimine boterore te qytetit te tyre ose te cdo qyteti, qe eshte pjese e trashegimise kulturore ne te gjithe boten. “A Youthful Vision 2012”, eshte nje konkurs nderkombetar pikture, ku marrin pjese persona nga te gjitha vendet qe jane ne mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit te Mbrojtjes se Trashegimise Kulturore ne bote. Ne organizimin e ketij viti moren pjese mbi 1458 te rinj nga 80 shkolla te ndryshme nga 26 qytete te trashegimise boterore dhe nga 19 shtete te ndryshme. Shtete pjesemarrese ishin, Shqiperia, Brazili, Kanadaja, Kina, Kuba, Cekia, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.

Talenti Adi Totaj

Adi Totaj, ka mbaruar shkollen 9-vjecare “Thimi Tani” ne Berat dhe aktualisht eshte nxenes ne vitin e pare ne Medresene “Vexhi Buharaja” te ketij qyteti. Rrugen si piktor e ka nisur qe ne klase te 6-te, ku dhe i inkurajuar nga mesuesit dhe prinderit e tij ne vitin 2009, regjistrohet ne studion “Art Kolor”. Nje nga objektivat me te rendesishem te Adit eshte te vazhdoje shkollen e larte per arkitekture. Krahas talentit te tij ne pikture, qe nga klasa e 6-te, njekohesisht ka qene dhe nje nxenes shembullor me rezultate te larta ne mesime. Ne kerkim te permbushjes se objektivave te tij konkurron dhe vendos te studioje ne Medresene e Beratit. Fakti qe mesimet zhvillohen ne kater gjuhe, shqip, anglisht, turqisht dhe arabisht, sic thote ai, e ben te ndjehet dhe me i sigurt ne rrugen drejt realizimit te endrres se tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›