E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykimi i Mlladiçit, në muajin mars

Gjykimi i ish- shefit të ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mlladiç, akuzuar për kryerjen e genocidit dhe krimeve gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, duhet të hapet në muajin mars. Kjo ishte kërkesa e propozuar nga një gjyqtar në Gjykatën e OKB-së në Hagë.

Alfons Orie,  deklaroi se pret që të planifikojë seancën dëgjimore para gjyqit në 26 mars dhe hapjen e deklaratave në 27 mars.

Duke cituar një ekspert mjekësor, Orie tha se Mlladiç është i aftë të dalë në gjyq. Mlladiç u arrestua në Serbi në 26 maj, pas 16 vjetësh në arrati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›