E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurodeputeti italian, fyerje e përçmim ndaj shqiptarëve

Shqipëria sipas Borghezios, është “vend i bukur, por pa shqiptarët”. Me një fjalë, “vend i botës së tretë”. “Shqipëria nuk bën pjesë në bashkësia evropiane - sqaron Borghezio -. Ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”.

Sepse sipas Borghezios, “gratë shqiptare punojnë e burrat nuk bëjnë asgjë. Sipërmarrësit italianë që kanë qenë në Shqipëri më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë. Rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve. Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndë, ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin”.

Mario Borghezio është i famshëm për bëmat dhe batutat e tij kundër emigrantëve, të cilat kapërcejnë kufijtë e ligjit. Mbi shqiptarët në veçanti ai u shpreh edhe në dhjetor 2010 në Parlamentin Evropian kundër vendimit për liberalizimin e vizave duke thënë: “Evropa gabon rëndë duke miratuar qarkullimin e lirë të romëve të Shqipërisë dhe të Bosnjës”.
/Start/

                                                                                             2012-05-17 12:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›