Ambasadori Amerikan: Gati planet për të sulmuar Iranin

Sikundër Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë ushtrimin e forcës ushtarake si zgjidhjen e fundit për të parandaluar Iranin nga përdorimi i uraniumit për të bërë një bombë, shkruan “Reuters”. Irani ngul këmbë se program i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
“Do të ishte më mirë sikur kjo çështje të zgjidhej me rrugë diplomatike dhe nëpërmjet presionit se sa të përdorej forca ushtarake”, tha ambasadori Dan Shapiro gjatë një prononcimi në Radion e Ushtrisë Izraelite.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë përdorur sanksionet dhe negociatat në përpjekje për të bindur Iranin në ndalimin e pasurimit të pasurimit të uraniumit. Pas bisedimeve të mbajtura në Stamboll mbi një muaj më parë, tanimë grupi i kontaktit dhe Irani do të takohen në Bagdad me 23 maj.
Izraeli, i cili me shumë gjasa është e vetmja fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme, ndihet i kërcënuar nga armët bërthamore që mund të prodhojë Irani dhe ka kërcënua me sulme ushtarake parandaluese.
/Start/F. Prroni/
2012-05-17 12:32