Eurogrup, Juncker: E ardhmja e Greqisë është në euro
BRUKSEL - Qëndrimin e fortë të Eurogrupit se "e ardhmja e Greqisë është zona euro", e përsëriti në Bruksel Presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker.
Kreu i Eurogrupit Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri evropian për ekonominë Olli Rehn vunë në dukje progresin e bërë në diskutimet e qeverisë greke me sektorin privat, për programin e këmbimit të obligacioneve dhe shprehën besimin se marrëveshja do të arrihet në ditët e ardhshme.
Junker theksoi se marrëveshja duhet të bazohet në vendimin e 26 tetorit për të përmbushur objektivin e borxhit grek, 120% të GDP-së deri në vitin 2020.
Jean-Claude Juncker vuri në dukje se përfundimi i PSI duhet të paraprihet nga marrëveshja për kredinë e re të ndihmës për Greqinë.
Lidhur me normën e interesit për bonot e reja, z. Juncker tha se Eurogrupi i ka kërkuar ministrit grek Venizelos, të vazhdojë negociatat me sektorin privat, duke synuar që norma e bonove të reja për obligacionet, të luhatet mesatarisht më pak se 4% dhe sidomos nën 3.5%.
Ndërkohë, dy zyrtarët europianë theksuan se nuk ka përparim në bisedimet u zhvilluar në Athinë me treshen, programin e dytë të kredisë në Greqi dhe se javën e ardhshme do të ketë rezultate.
Olli Rehn theksoi se Greqia duhet të përshpejtojë zbatimin e reformave strukturore.
Ai gjithashtu vuri në dukje se treshja duhet të përfundojë ditët e ardhshme analizën e saj për qëndrueshmërinë e borxhit grek, me qëllim lehtësimin e marrëveshjes së PSI.