"Policë leshi", sherri me rojet e universitetit privat
TIRANE-"E dimë ne se çfarë bëjmë këtu, se është pronë private dhe çfarë policash leshi jeni ju". Më këto fjalë u janë drejtuar rojet private të Universitetit "Vitrina", efektivëve të Policisë, të cilët kishin shkuar aty pas kallëzimit të bërë nga një student për ushtrim dhune. Konflikti më pas ka degjeneruar në konfrontim fizik dhe kundërshtim të forcave të Komisariatit Nr. 6, të cilat kërkuan nga rojet private që të vinin në Komisariat për të dhënë deklarimet e tyre, por ata iu përgjigjën me ofendime dhe konfrontime. Sipas organit të akuzës, rojet private si dhe administratori i universitetit "Vitrina" akuzohen për "kundërshtim të punonjësit të policisë".
Më datë 17.01.2012, rreth orës 09:40, nga salla operative e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë është marrë njoftimi se rojat e sigurisë së ambienteve të Universitetit "Vitrina" kishin ushtruar dhunë fizike ndaj studentit të vitit të parë pranë këtij universiteti, Fatjon Ismajlgeci. Pas marrjes së njoftimit, patrulla e policisë së Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, e përbërë nga punonjësit e policisë K.J. dhe A.H. ka shkuar në vendin e ngjarjes. E perditshmja Gazeta Shqiptare sjell sot konfliktin e vertete qe ndodhi ne Universitetin 'Vitrina'.
(d.b/GSH/BalkanWeb)