Falja e borxheve, çfarë përfshin ligji

Me këtë vendim, qeverisa synon që t’i japë fund evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi. Me këtë falje, qeveria humbet nga buxheti i saj plot 40 miliardë lekë të reja. Por duke qenë se kjo shumë nuk po mblidhej prej vitesh dhe fshehja e bizneseve vazhdonte, qeveria vendosi t’i falte këto borxhe, për të nisur mbledhjen e tyre në periudhën pas këtij vendimi, kur bizneset të përfshihen në skemën fiskale. Pavarësisht kësaj, ky ligj është gjithëpërfshirës jo vetëm për sa i përket subjekteve që u drejtohet, por edhe fushës së mbulimit të tij. Ai ofron një garanci solide që qytetarët dhe bizneset, që nuk kanë deklaruar apo paguar taksat e tatimet, të deklarojnë dhe legalizojnë këto kapitale dhe të shkëpusin njëherë e përgjithmonë lidhjet me një të kaluar fiskale problematike, jotransparente dhe antiligjore.
Çfarë përfshin ligji që u miratua në Kuvend:
-Legalizimin e kapitalit ( të vlerave monetare) të qytetarëve dhe personave fizikë;
-Rivleresimin e aseteve të qytetarëve dhe të bizneseve;
-Vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore për periudhat e mëparshme për të gjithë komunitetin e biznesit;
-Faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore për qytetarët dhe për bizneset, përfshi dhe gjobat për makinat;
-Faljen e faturave të papaguara të energjise elektrike dhe të ujësjellësave deri në momentin që këto shërbime janë ofruar nga kompani në pronësi të Qeverisë.
Çfarë nuk është përfshirë në këtë iniciativë, në ligjin e miratuar nga Kuvendi?
-Nuk përfitojnë nga legalizimi i të ardhurave monetare apo nga falja e disa prej detyrimeve tatimore, zyrtarët si dhe personat e lidhur me ta, që kanë apo kanë pasur detyrimin për deklarim te pasurisë se tyre. Ky ligj në përgjithësi, nuk do te prekë asnjë nga procedurat administrative apo penale qe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka ndërmarrë apo do të ndërmarrë në të ardhmen ndaj personave që kanë detyrimin ligjor për të bërë deklarimin e pasurisë. Natyrisht, jashtë këtij ligji mbeten të gjitha ato vlera monetare apo pasuri të krijuara nga krimi i organizuar, trafiku dhe korrupsioni. /Start/
2011-04-23 12:04