Euroja zbret në 92,53 lekë, niveli më i ulët historik

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie me 0,07 lekë, duke zbritur të premten në 92,53 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Zhvlerësimi i euros ndaj lekut është thelluar gjatë vitit. Që nga fillimi i 2026-ës, kursi Euro/Lek është ulur me 4,4%, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rënia arrin në 4,8%.
Sipas kursit zyrtar, dollari amerikan u këmbye sot me 79,06 lekë, ose 0,08 lekëmë pak ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht me 107,98 lekë dhe 98,99 lekë.
Banka e Shqipërisë operon me një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në tregun valutor.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 79.06 | -0.08 | |
| Euro | EUR | 92.53 | -0.07 | |
| Poundi Britanik | GBP | 107.98 | +0.03 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 98.99 | -0.42 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 49.88 | -0.11 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.61 | +0.22 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.51 | +0.04 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.36 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.51 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.38 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 108.63 | +0.27 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 362584.18 | +7,673.73 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 5491.97 | +222.04 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.76 | -0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.77 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 1.64 | -0.01 | |
/j.p/r.e/