E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi: 252 efektivë të Forcave të Armatosura në krah të komuniteteve në përballimin e situatës së zjarreve

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin intensiv në operacionet për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.

“Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve”, u shpreh Nufi.

Sipas ministrit, gjatë ditës së sotme janë të angazhuar në terren 252 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur me mjete dhe kapacitete ajrore.

Forcat e Armatosura vijojnë të mbështesin strukturat e Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor në operacionet për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me prioritet mbrojtjen e jetës së banorëve, banesave dhe pasurisë së tyre.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›