Zyrtarizohen tetë komisione të përhershme
Sipas vendimit të miratuar pa praninë e deputetëve të opozitës, u ra dakord që pesë nga këto komisione të drejtohen nga përfaqësues të maxhorancës dhe tre të tjerat nga opozita.
Kështu, maxhoranca do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve, me kryetar Ilir Rusmalin, komisionin e Ekonomisë, me kryetar Edmond Spahon, komisionin e Politikës së Jashtme, me kryetar Fatos Bejën, komisionin e Sigurisë Kombëtare, me kryetar Leonard Demin dhe komisionin e Veprimtarisë Prodhuese me kryetar Jemin Gjanën.
Ndërkohë, Kuvendi vendosi që kryesimi i komisioneve të Medias, Integrimit dhe Çështjeve Sociale t'i kalojë Partisë Socialiste në opozitë.