Dyshohen për krime të rënda në Itali, ekstradohen 8 shqiptarë të kërkuar

Të proceduar nga drejtësia italiane për krime të rënda, 8 shqiptarë janë ekstraduar sot prej Interpolit drejt shtetit fqinj.
Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare policore për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se “arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt Italisë i këtyre personave, u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të ‘Interpol Tirana’-s me ‘Interpol Roma’-n”.
Që të gjithë, të proceduar nga organet italiane të drejtësisë për kryerjen e veprave të rënda penale, përkatësisht:
1. Dritan Ballhysa, 43 vjeç, nga Elbasani. I proceduar nga Gjykata e Torinos, me vendim të datës 22.06.2010, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
2. Besnik Lleshi, 33 vjeç, nga Librazhdi. I proceduar nga Gjykata e Firences, me vendim të datës 03.12.2012, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
3. Artan Dalti, 44 vjeç, nga Burreli. I proceduar nga Gjykata e Trentos, me vendim të datës 24.09.2007, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.
4. Gentian Cako, 41 vjeç, nga Berati. I proceduar nga Gjykata e Milanos, me vendim të datës 04.11.2002, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.
5. Emiljano Shota, 20 vjeç, nga Kruja. I proceduar nga Gjykata e Firences, me vendim të datës 07.02.2013, për veprën penale “Rrëmbim personi”.
6. Sami Shala, 50 vjeç 50, lindur në Kosovë. I proceduar nga Gjykata e Milanos, me vendim të datës 26.03.2002, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.
7. Tigert Allko, 37 vjeç, nga Librazhdi. I proceduar nga Gjykata e Firences, me vendim të datës 03.12.2012, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qellim shfrytëzimin e prostitucionit”.
8. Orjan Brozi, 31 vjeç, nga Librazhdi. I proceduar nga Gjykata e Firences, me vendim të datës 24.11.2005, e për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. /Indeksonline/