Europa, 100 hapa drejt shpirtit të saj
Një rrugë ndryshe drejt Europës e cila përshkohet nga Pogradeci. Në qytetin buzë liqerit, qytetin e poetit të madh lirik Lasgush Poradeci, është përuruar një javë më parë një projekt i titulluar "100 hapa drejt Europës". Bulevardi prej 250 metrash është zbukuruar me 100 emra, të personaliteteve të rëndësishme europiane, duke filluar nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Nuk mungojnë as emrat e personazheve të njohur shqiptarë siç është Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo shkrimtari i njohur, Ismail Kadare. Bulevardit i janë shtuar edhe tre monumente arti, siç janë "Portat e Europës", "Dallgët e liqenit" dhe "Peshku". "100 hapa drejt Europës" , projekt i ideuar nga artisti Fatmir Velaj, ka për qëllim të paraqesë historinë, rrugën, shpresat dhe perspektivat e kontinentit tonë. Projekti vjen si një rrëfim i historisë së përbashkët europiane, për ta ngulitur atë në ndërgjegjen e popullsisë, në veçanti të rinisë, dhe mbi të gjitha të paraqesë specifikat e çdo identiteti në një kuadër më të përgjithshëm europian.
Z. Velaj, si ndodhi që u përfshitë në këtë projekt që e keni quajtur "100 hapa drejt Europës"?
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, prej kohësh më kishte kërkuar që të kishte në qytet një vepër arti prej meje. Ma parashtroi idenë dhe gjatë kohës që qëndroja në Vjenë, nisa të mendoja se cila do të ishte ndihmesa ime për këtë qytet ku shkoj shpesh. Aty kisha vënë re një rrugicë, e cila më kishte bërë përshtypje për pamjen e saj të trishtuar, një pamje tipike e qyteteve të rangut të dytë të Shqipërisë. Kështu lindi ideja për të realizuar në këtë rrugë konceptin tim "100 hapa drejt Europës", të cilin prej kohësh e kisha në mendje.
Prej pak ditësh, ky projekt kulturor u përurua në Pogradec. Si u prit?
Në festën e përurimit morën pjesë personalitete të larta të Europës si Doris Pack, kryetare komisioni për Europën Juglindore, nënkryetari i komisionit, por edhe artistë të njohur, si dhe miq e dashamirës nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e sigurisht edhe nga Shqipëria. Ishte një festë e madhe e europianëve për Europën ku u përurua ky "bulevard i artit" siç e ka quajtur kancelari i Austrisë, Bernard Vogel. Ne shkruam dhe tentuam të përjetësonim 100 personalitetet më të mëdha të historisë së Europës, duke nisur nga antikiteti për të mbërritur në vitin 1953, kur u krijua BE-ja, për të vazhduar deri në ditët e sotme. 100 hapa janë, 100 emra duke nisur nga Platoni, Pitagora, Homeri, Dante Aligeri, Skëderbeu... sepse edhe Shqipëria sado që e vogël, ka dhënë ndihmesën e saj. Personazhet e përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij bulevardi i përkasin fushave të ndryshme, si arti kultura e shkenca, gazetaria, moda etj. Kjo ishte një lëvizje e tillë shpirtërore që ka fituar zemrat e pogradecarëve, por edhe të personaliteteve të huaja. "110 hapa drejt Europës" tregon se Shqipëria e ka një të ardhme evropiane, sepse i takon Europës.
Përse kjo zgjedhje? Përse menduat t‘u bënit një lloj homazhi këtyre personaliteteve?
Me anën e projektit "100 hapa drejt Europës" duam që në veçanti t‘u drejtohemi rinisë së qytetit, Shqipërisë e më gjerë. Në kohën e sotme, kur rinia ka pak personazhe frymëzimi, ku problemet e shoqërisë bëhen më të vrazhda e të dukshme, ku dita-ditës kinematë e televizionet mbushen me figura të trilluara që paraqiten si heronj të vërtetë, ku e ardhmja nuk përmbush shpresat e tyre dhe realitetin në të cilën ata rriten, ne menduam të rikthejmë në kujtesë historinë, njerëzit e shquar që na kanë lënë një pasuri të madhe mendore, shkencore, artistike e kulturore. Ne menduam t‘i bashkonim ndërgjegjes së rinisë së sotme ndërgjegjen dhe sakrificën e 100 njerëzve më të shquar të kontinentit, në mënyrë që ata të kenë idhuj të vërtetë e të frymëzohen prej tyre.
Veç tyre, për këtë projekt, janë realizuar edhe tri vepra monumentale. Çfarë paraqesin ato?
Po e vërtetë. Ato quhen "Portat e Europës", "Dallgët e liqenit" dhe "Peshku". "Dallgët e liqenit" është një vepër e përbërë nga 29 tuba ku vendosen 29 flamuj, të cilat vijnë në formën e një dallge. Aty përfshihen 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, flamuri i BE-së, si dhe flamuri i Shqipërisë që është vendosur në fund. Vendosja e flamujve vjen sipas kronologjisë së hyrjes së këtyre shteteve në BE, si dhe në fund Shqipëria, e cila simbolizon një zhvillim. Pra është vallëzimi i Shqipërisë me vendet e tjera. Vepra tjetër "Porta e Europës" është realizuar në hekur dhe është pikturuar sipas ngjyrave dinamike që ka Europa e sotme. Janë dy porta paralele që simbolizojnë krijimin e BE-së. Të dyja këto vepra janë realizim i imi, ndërsa e treta "Peshku" i përket artistit të njohur austriak, Robert Kabas. Ai realizoi një peshk që është jo vetëm simboli i liqenit, por edhe simbol i lirisë së lëvizjes.
Cila ka qenë nxitja për realizimin e këtyre 100 hapave?
Nxitja për realizimin e këtij projekti lindi pasi kisha lexuar Volterin. Ai, iluministi i madh francez, ka thënë se "katër të pestat e kulturës së popujve të Europës janë e njëjta gjë dhe një e pesta është ajo që i ndryshon kulturat". Kështu mora ngacmimin e parë. Pastaj do të ishte Jean Monnet, babai i themelimit të BE-së së sotme, që lindi si unioni për hekur dhe qymyr, për liberalizimin e tregjeve dhe për zhvillimin e ekonomisë. Në ‘75, para se të vdiste, ai ka thënë se "nëse do të më jepej edhe një herë mundësia të krijoja BE-në do ta nisja atë nga kultura". Kjo është një shprehje shumë domethënëse dhe sipas mendimit tim nuk e ka gjetur ende jehonën e saj. Ngacmimi i tretë ka qenë nga Presidenti François Miterran, i cili në ‘97 kur lexoi planin 6-mujor të drejtimit të BE-së nga Franca ka thënë: "Nacionalizmi, kjo është lufta" dhe ngacmimi i fundit ka ardhur nga shprehja e Zhak Delor që tha: "Një shpirt për Europën", e cila ka gjetur një jehonë të madhe tashmë. Këto më kanë ngacmuar mua për të realizuar këtë koncept që do të thotë "100 hapa drejt shpirtit të Europës"
A keni menduar që të njëjtin projekt ta zhvendosni në një tjetër qytet ndoshta jo në Shqipëri, por në një tjetër shtet?
Në të vërtetë po e mendoja. Shumë nga miqtë e mi europiaë thanë se kjo lëvizje nuk duhet të kufizohet vetëm në Pogradec, por do të ishte mirë të implementohej edhe në qytetet të tjera simbole të juglindjes së Europës. Ndaj kam menduar se një nga vendet simbol të Europës është Srebrenica. Do të realizoj një gjë të tillë, por me simbole të tjera sigurisht. Europa ka nevojë të thellojë njohjet mbi identitetin e saj kulturor dhe kombëtar për të gjetur të ardhmen e përbashkët europiane.