E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa League Porto shkaterron Villarealin

Finalja e Ligës së Evropës pritet të jetë e gjitha portugeze, pasi Porto dhe Benfika kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt aktit të fundit të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube. Porto thuajse ka hipotekuar kualifikmimin për në finalen e Dublinit, pas fitores të thellë 5-1 kundër Villarealit.

Kampionët e Portugalisë do të mbyllnin pjesën e parë në dizavantazh pas golit të Cani, por me rikthimin në fushë do të vinte dhe përmbysja e madhe e vendasve. Heroi i ndeshjes është Falkao. Sulmuesi që mban një prej emrave më të mëdhenj të futbollit do të shënonte katër gola në pjesën e dytë, ndërsa fitorja e Portos do të vulosej me Guarin.

Pas këtij suksesi formacioni i drejtuar nga Andres Villas Boas pret vetëm të zyrtarizojë biletën për në finalen e Ligës së Evropës, pasi një përmbysje e Villarealit në ndeshjen e kthimit duket i pamundur.

Sheh finalen edhe Benfika, e cila ka fituar 2-1 në derbin portugez kundër Braga. Vendasit do të shënonin të parët me Jardel në fillimin e pjesës së dytë, por avantazhi i tyre do të zgjaste vetëm 3 minuta.

Vandinho do të barazonte rezultatin për Braga, që në fund do të dorëzohej përballë golit spekatkolar të Kardozo. Sukses i rëndësishëm për Benfikën që në ndeshjen e kthimit I mjafton edhe një barazim.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›