Telashe per Francen kombetarja akuzohet per racizem

Kombëtarja e Francës nuk mund të rrijë e qetë. Pas dështimit në Botërorin 2010, i cili u shoqërua më një lumë polemikash dhe shkarkimesh, këtë herë përfaqësuesja e Laurent Blanc duhet të përballet me të tjera probleme.
Në fakt, është Federata Franceze e Futbollit ajo që përballet me akuza të rënda që kanë të bëjnë me racizmin. Sipas një investigimi të gazetës on-line “Mediapart”, disa nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend kanë vendosur në fund të vitit 2010 që të aplikojnë një kuotë për të limituar numrin e lojtarëve me origjinë afrikane apo arabe.
”Mediapart” i referohet deklaratave të disa prej drejtuesve të Federatës Franceze të Futbollit, që sipas gazetës kanë tone diskriminuese dhe raciste. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Federata Franceze e Futbollit, e cila ka bërë të ditur se do të hapë një hetim në lidhje me këtë cështje, ndërsa i menjehershëm ka qenë distancimi i trajnerit të kombëtares Laurent Blanc.
"Ky projekt nuk ekziston dhe sa më përket mua mendoj se gjithcka është një farsë. Respekti për njerëzit është një nujë nga gjëratg që i mësoj fëmijëve të mi. Jam shumë i trishtuar për këtë. Është e pamundur të vendosësh kuota në futboll dhe nëse dikush ka menduar për këtë atëherë duhet të ndëshkohet”, ka thënë trajneri i Francës Laurent Blanc.
Nertan Prifti