Barcelona beson te permbysja
Humbja 2-0 në Milano ka komplikuar ambiciet e Barcelonës në Champions.
Spanjollët rrezikojnë seriozisht të mos kualifikohen në çerekfinale. Por, zv.trajneri Roura ka besim për ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”.
“Po e kontrollonim lojën edhe pse nuk po krijonim raste të pastra për shënim. Milani u mbrojt mjaft mirë, ndërsa edhe gjendja e keqe e fushës na e vështirësoi punën. Natyrisht që 2-0 nuk është një rezultat i mirë, por jam i bindur se mund ta përmbysim disavantazhin në ndeshjen e kthimit. Me ndihmën e tifozëve dhe me pak fat mund të kualifikohemi”.
Euforia për fitoren mbizotëron te Milani. Këtë e shfaq edhe trajneri Allegri.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë, skuadra e meritoi fitoten. Nuk i dhuruam asgjë kundërshtarit në mbrojtje dhe të gjithë dhanë maksimumin. Mund të kishim luajtur edhe më mirë dhe ndoshta të shënonim golin e tretë, por arritëm një rezultat të rëndësishëm. Gjithsesi kualifikimi është ende i hapur”.
Kjo ishte fitorja e parë e Milanit në tetë ndeshje me Barcelonën. Takimi i kthimit në Spanjë do të luhet më 12 mars.