Europa League shkurorezohet Atletico

Një gol i Radamel Falcaos nuk i ka mjaftuar Atletico Madrid.
Spanjollët shkurorëzohen në Europa League, duke u eliminuar në 1/16-at e aktivitetit.
Kualifikohet Rubin Kazani, që kishte fituar 2-0 në ndeshjen e parë në Madrid.
Frikë për Chelsea-n, por që në fund kualifikohet. Kjo falë një goli të Hazard në minutën e 93-të, me ndeshjen kundër Sparta Prague që përfundoi 1-1.
Liverpoolit nuk i mjaftoi zemra. Pavarësisht fitores 3-1 kundër Zenit, “Reds” u eliminuan pas ishin mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë.
Kualifikohet edhe Tottenham, që barazoi 1-1 në fushën e Lyon.
“Suprs” tashmë do të kenë përballë Interin që kaloi pa probleme 3-0 edhe në fushën e CFR Cluj.
Nga italianet u kualifikua edhe Lazio e Lorik Canës, që fitoi 2-0 përballë Borussia Monchengladbach.
Ajo që zhgënjen është Napoli: skuadra e Mazzarrit humbi 2-0 në fushën e Viktoria Plzen, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 5-0.
Fitore të vuajtur regjistroi Neëcastle, falë një 11-metërshi të Ameobit kualifikohet përballë Metalist. Një penallti i ka mjaftuar edhe Fenerbahces kundër Bate Borisov.
Në 1/8-at kalon edhe Benfica që fitoi 2-1 me Bayer Leverkusen. Anzhi barazoi 1-1 në fushën e Hannover dhe bëhet skuadra e tretë ruse që kualifikohet.
Asnjë problem për Levanten, që fitoi 1-0 në fushën e Olympiacos. Bordeaux është skuadra e vetme franceze që kalon turin falë fitores 1-0 me Dinamo Kiev. Eliminohet Ajax, që zhgënjeu pas gjuajtjeve të penalltive me Steaua Bucarest.