Riker Zgjedhjet e 23 Qershorit tejet te rendesishme

"Përparësitë e axhendës së shqiptarëve janë përparësi edhe për SHBA". Me këtë deklaratë Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Philip Reeker, i ka përcjellë politikës mesazhet për bashkëpunim në përmbushjen e standarteve për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Z.Reeker mberriti nga Brukseli në Shqipëri për takimet e ditës së sotme me zyrtarët më të lartë të shtetit. Ai konfirmoi mbrëmënë emisionin Top Story se edhe kjo vizitë e tij ka qëllim të ndihmojë Shqipërinë në këtë proces.
Reeker i vlerësoi zgjedhjet e 23 qershorit si tejet të rëndësishme për Brukselin dhe Uashingtonin pasi kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. "Politika duhet të bëjë gjithcka që këto zgjedhje të jenë të sukseshme - tha Filip Reeker. Dhe ne SHBA ka pasur debate ne zgjedhje - shtoi Riker - por sic theksoi dhe ish sekretarja Klinton në parlamentin shqiptar, politikanët shqiptarë duhet të bashkëpunojnë e dialogojnë për të mirën e vendit.
Ndërsa u pyet për çështjen e gazsjellësit TAP, Reeker sqaroi se përgëzon Shqipërinë për marrëveshjen ndërqeveritare me Athinën dhe Romën për projektin. Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit ka folur edhe për deklaratat nacionaliste të bëra së fundmi. Ai ripërsëriti se kufijtë në Europë janë të përcaktuar. Mesazhi sipas tij u drejtohet te gjitheve të punojnë për të forcuar marredhëniet e mira të fqinjësisë.
Lidhur me vendimin e gjykatës për dosjen e 21 janarit z.Reeker kërkoi që kjo cështje të mos përdoret si top fubolli në këtë periudhë parazgjedhore. Diplomati përsëriti qëndrimin e ambasadorit Arvizu që shprehu shqetësim për vendimin e gjykatës. Ai saktesoi se ndërhyrja amerikane për këtë ceshtje shqiptare ka të bëjë vetëm me faktin që SHBA kanë ofruar asistencën e tyre për këtë hetim me kërkesë nga prokurori i përgjithshëm. Ajo që duam të shohim është drejtesia dhe llogaridhënia. Tashmë ceshtja është në apel dhe në do të ndjekim me interes vendimin-tha Riker.
Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë do të takohet sot rreth orës 11:30 me ministrin e jashtëm Panariti dhe më 13:30 me kryeministrin Berisha.