Europa Qendrore/ Përfshihet nga moti i keq, viktima
Moti i keq ka përfshirë Europën Qendrore ku janë regjistruar erëra të forta, temperatura të ulta dhe reshje masive dëbore. Kështu në alpet austriake për herë të parë që pas 25 vjetësh janë regjistruar 75 centimetër debore gjatë muajit tetor, në Poloni ererat e forta kanë rrëzuar pemë, kanë shkatërruar linjat elektrike duke lënë rreth 700 mijë persona pa energji elektrike, ndërsa janë bllokuar disa akse rrugore. Reshjet e dëborës kanë ndërprerë trafikun në disa qytete . Nga rrëzimi i pemëve janë plagosur edhe disa persona, raportojnë mediat vendase. Po sipas këtij burimi, shpejtësia e erës ka arritur në 90 km në orë. Situata atmosferike e rënduar ka provokuar edhe shtyrjen e vizitës së ministrit izraelit të mbrotjes Ehud Barack në Poloni. Banorët thonë se një situatë e tillë nuk është parë që prej 30 vjetësh.
Erëra të forta, temperatura të ulëta dhe reshje debore janë regjistruar edhe në Ukrainë, ndërsa në Turqi shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur disa zona fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Televizionet turke kanë shfaqur pamje të zonave të përmbytura , apo të njerëzve që qëndronin mbi automjete apo mbi çatitë e shtëpive. Sipas agjensisë zyrtare të lajmeve, më shumë se 100 shtëpi janë përmbytur në Turqi, ndërsa janë shkatërruar edhe shumë toka bujqësore.
Ulje te temperaturave janë regjistruar edhe në Itali, ku nga moti i keq ka patur edhe viktima. Përveç Europës, edhe një pjesë e SHBA-së është përfshirë nga i ftohti i acartë, me reshje dëbore dhe ngrica. Përmbytjet provokuan 30 të vdekur në veri të Turqisë dy muaj më parë. Dëbora dhe ngricat kanë prekur edhe disa zona të Bosnje dhe Hercegovinës gjatë orëve të fundit. Edhe këtu dëmet kanë qëne të mëdha, dhe kryeqyteti i vendit , Sarajeva ka mbetur pa energji elektrike.
Situatë e rënduar atmosferike paraqitet edhe në Gjermani, ku gjithashtu janë regjistruar reshje dëbore, por eddhe në Suedi.