Pakistan, 37 viktima nga sulmi ndaj policisë
Pakistani është tronditur nga sulme të përgjakshme të cilat kanë provokuar dhjetëra viktima. Të paktën 37 persona besohet se kanë vdekur gjatë mëngjesit të së enjtes kur një makinë bombë, goditi një stacion policie në veriperëndim të Pakistanit, bënë të ditur autoritetet locale. Ndër viktimat ka patur civilë por edhe oficerë policie. persona të armatosur kanë ndërmarrë sulme të koordinuara në disa qendra policore në Pakistan , në qytetin Lahore. Në këtë qytet në lindje të vendit, katër persona të armatosur sulmuan një zyrë policore ndërsa pak më herët në qytetin veriperëndimor, Kohat të paktën tetë pakistanezë u vranë kur një makinë bombë shpërtheu pranë një rajoni policor. Sulmet kamikazë në Pakistan gjatë dy javëve të fundit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 personave. Sulmi përfshiu edhe agjensinë federale të investigimit në Lahore, dhe kjo nuk është hera e parë që godina shumëkatëshe vihet në shënjestër të një sulmi. Marsin e vitit të kaluar në këtë institucion, u vranë 21 njerëz. Këto ngjarje të dhunshme janë pjesë e një sërë sulmesh që kanë përgjakur Pakistanin së fundmi, dhe ndërmerren në një kohë kur ushtria pakistaneze po përgatitet për një ofensivë ndaj militanëtve pakistaneze në Vaziristanin jugor, një vend në kufi me kufirin afgan. Besohet se sulmet janë vepra të talebanëve.